Ballina Aktualitet

Hasani në Seul: Angazhim për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Seul të Korës së Jugut, pati një takim edhe me Zëvendës Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Tregtisë së Koresë (KITA), Gi-Hyun Kim.

Në këtë takim, Hasani prezantoi lehtësitë dhe mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët e huaj dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe për biznesin, duke shfrytëzuar vendndodhjen strategjike të Shqipërisë dhe perspektivën e BE-së për akses më të mirë në tregjet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në sektorë prioritarë si teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, energjia, turizmi, arsimi, inovacioni, bujqësia, tregtia dhe shkëmbimet kulturore, duke vlerësuar arritjet dhe zhvillimin e Koresë në teknologjinë e lartë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFluks udhëtarësh në Portin e Vlorës, Banushi për ATSH-në: Mbi 7 mijë udhëtarë që nga fillimi i korrikut
Artikulli tjetërPartia Agrare Ambientaliste: Negocioni me fermerët në Maliq, anulloni gjobat