Ballina Aktualitet

Balla në Dhërmi: Policia të garantojë respektim të normave të zhurmës e muzikës në plazhe

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Gjatë inspektimit të masave në jug të vendit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla u ndal në zonën e Dhërmiut.

Ai u informua nga strukturat vendore të Policisë, mbi masat në tërësi. Veç sigurisë së turistëve, vëmendje i kushtohet qetësisë dhe parandalimit të ndotjes akustike.

Për këtë, përdoren pajisje teknologjike për të matur në distancë nivelin e zhurmave, ose kur banorët kanë ankesa Policia shkon me pëlqimin e tyre në banesë dhe mat nivelin e muzikës, apo zhurmave, shpjegoi një zyrtar lokal.

Drejtori Vendor i Policisë së Vlorës, Ermal Muça informoi se për një subjekt ka patur gjoba dhe referim në Prokurori, si dhe janë sekuestruar pajisjet që gjenerojnë muzikë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBizneset, afat deri më 31 korrik për dorëzimin e pasqyrave financiare
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Fola me Zelensky, do t’i jap fund luftës