Ballina Flash

Gonxhja: Restaurohet Kisha e Shën Mërisë në Mamurras

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Kisha e Shën Mërisë në fshatin Shënmëri, Mamurras, është restauruar.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau foto nga restaurimi i kësaj kishe, teksa theksoi se, Kisha e Shën Mërisë është pasuri kulturore, me status Monument Kulture i Kategorisë së Parë, datë 15.01.1963.

Gonxhja u shpreh se, kisha ndodhet në fshatin Shënmëri, Mamurras dhe paraqet interes të veçantë si një dëshmi arkitekturore që mbart gjurmë të disa fazave ndërtimore e disa duar pikturimi, që përfshijnë periudhën rreth shek. XI-XIV.

Në kuadër të restaurimit të rrënojave të Kishës së Shën Mërisë, u realizuan disa ndërhyrje. U pastrua hapësira përreth objektit nga vegjetacioni. U hoqën elementët jo autentikë brenda kishës. U restaurua muri i gurit antik me teknikë shqep-qep. U restaurua çarja e mureve të gurit me teknikën e injektimit, theksoi Gonxhaj.

Gjithashtu, shtoi ministri Gonxhja, u ndërhy në konsolidimin dhe konservimin e pikturës murale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAplikimi për përfitimin e pagesës së papunësisë, tashmë nëpërmjet e-Albania
Artikulli tjetërSHBA – Atentat ndaj Trump gjatë fushatës elektorale në Pensilvani