Ballina Bota

VILNIUS – Lituania dërgon sërish ndihma ushtarake në Ukrainë

VILNIUS, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Lituania i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë për luftën kundër Rusisë, njoftoi Ministria lituaneze e Mbrojtjes.

”Ushtria ukrainase ka marrë municion dhe pajisje për të luftuar dronët rusë”, deklaroi ministria.

Lituania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është një nga mbështetëset më të palëkundura të Ukrainës.

Shteti baltik, me një popullsi prej rreth 2,8 milionë banorë, ka raportuar se ka ofruar ndihmë ushtarake me vlerë rreth 641 milionë euro (686 milionë dollarë) që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022.

Furnizimi i Ukrainës me pajisje ushtarake varet kryesisht nga mbështetja perëndimore./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO2024 – Pse nuk ka ndeshje për vendin e tretë?
Artikulli tjetërVeliaj: Transformohet blloku i banimit në Yzberisht, rritet vlera e pronës