Ballina Ekonomi

DPSHTRR: 1295 riregjistrime në autoshkolla, vetëm 12.9 % prej tyre kthehen në rrugë

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Vetëm 167 persona nga 1295 riregjistrime në autoshkollë për shkak të heqjeve të pikëve të patentës, e kanë rifituar lejen e drejtimit gjatë periudhës qershor 2022 – korrik 2024.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se në seancën e fundit të zhvilluar, nga 31 riregjistrime, u paraqitën 23 kandidatë, ku vetëm 3 prej tyre rezultuan fitues.

“1295 riregjistrime në autoshkolla dhe vetëm 12.9 % prej tyre kthehen në rrugë si drejtues mjeti, kësaj here akoma më të përgjegjshëm”, thotë DPSHTRR.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Pala tjetër e humbi Vorën nga arroganca dhe papërgjegjshmëria
Artikulli tjetërFOKUS – Steinmeier: Të vendosur për të mbrojtur hebrenjtë në Gjermani