Ballina Bota

FOKUS – Steinmeier: Të vendosur për të mbrojtur hebrenjtë në Gjermani

POTSDAM, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje qytetarëve që të luftojnë kundër rritjes së antisemitizmit në Gjermani, gjatë inaugurimit të një sinagoge të re në Potsdam, jashtë Berlinit.

“Jam i vendosur të mos i jap vetes afat, në mënyrë që ne në vendin tonë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur jetën e hebrenjve dhe për të luftuar të gjitha format e antisemitizmit”, theksoi Steinmeier.

“Jeta hebreje është pjesë e jona! Vetëm kur hebrenjtë të ndihen plotësisht në shtëpi në Gjermani, ky vend do të ndihet plotësisht si në shtëpinë e tij”, shtoi ai.

Hapja e sinagogës dhe qendrës së komunitetit hebre shihet si një sinjal i rëndësishëm kundër urrejtjes dhe nxitjes, veçanërisht në kohërat e rritjes së antisemitizmit.

Që nga sulmi ndaj Izraelit tetorin e kaluar nga lëvizja islamike palestineze Hamas, armiqësia kundër hebrenjve në Gjermani është rritur./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDPSHTRR: 1295 riregjistrime në autoshkolla, vetëm 12.9 % prej tyre kthehen në rrugë
Artikulli tjetërShqipëria merr eksperiencën rumune për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve me burim krimin