Ballina Flash

Peleshi: Nënkoloneli amerikan Adrian Liptrot, kontribut në forcimin e bashkëpunimit

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerësoi nënkolonelin amerikan Adrian Liptrot për kontributin e tij të rëndësishëm në krye të Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi ndau foto nga ceremonia e zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku i pranishëm ishte dhe i ngarkuari me punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner.

“Puna dhe përkushtimi i nënkolonel Liptrot kanë qenë të paçmueshme në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në modernizim, stërvitje e arsim “, shkruan Peleshi.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli bashkiak i Elbasanit miraton çmimin e ri të ujit: Familjet me ndihmë ekonomike do të rimbursohen
Artikulli tjetërDenoncimet e qytetarëve, Balla: Policia Rrugore nuk e bën më syrin qorr