Ballina Ekonomi

BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme, 1.7 miliardë euro

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Investimet në tregun e pasurive të paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare edhe në 3-mujorin e parë 2024.

Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 84 milion eurove, në rritje me 71% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 24% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte.

Sipas rezultateve të vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, rreth 26% të banesave të shitura gjatë 6-mujorit të dytë 2023 u raportuan të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, 1/3 janë shtetas të vendeve jashtë BE-së.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në fund të tremujorit të parë të vitit stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 1.66 miliardë euro, në rritje me 41% krahasuar me një vit më parë.

Në dekadën e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është rritur me pothuajse 22 herë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjarja tek Onkologjiku, Koçiu: E paprecedentë, këta persona s’kanë vend në shëndetësi
Artikulli tjetër“Kantina Mani” në Gruemirë, Rama: Destinacioni i preferuar i turistëve