Ballina Aktualitet

Kryesia e PD vendos për protestë kombëtare, Berisha: Nevojë për bashkim

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të mblidhen rreth flamurit të partisë së tyre.

Në mbledhjen e kryesisë që u zhvillua në selinë blu, Berisha theksoi se ky nuk është një bashkim në festë, por një bashkim në betejë.

Berisha i ka bërë thirrje anëtarëve të kryesisë dhe drejtuesve, se PD ka nevojë të bashkohet me të gjithë spektrin opozitar.

“PD ka nevojë të bashkohet jo vetëm me të gjithë mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet me të gjithë spektrin opozitar”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë.

Kryedemokrati Sali Berisha theksoi se detyra e demokratëve është shpëtimi i Shqipërisë nga regjimi i Edi Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike.

“Detyra jonë është një dhe vetem një, shpëtimi i Shqipërisë nga ky regjim dhe krijimi i qeverisë teknike”, u shpreh Berisha në mbledhjen e kryesisë.

Në mbledhjen e kësaj të hënë u caktua data e protestës kombëtare, e cila do të mbahet më 12 korrik në orën 20:00.

Në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së kryesisë, Luçiano Boçi tha se në protestë do të kërkohet lirimi i Sali Berishës si dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira, përmes një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO 2024, Spanja shënon gol me anë të Ferran Torres
Artikulli tjetërEURO 2024, mbyllet pjesa e parë Shqiperi -Spanjë 0-1