Ballina Bota

EURO2024 – Gjermania dhe Zvicra kualifikohen në grupin A, pas barazimit 1-1

FRANKFURT, 23 qershor /ATSH-AFP/ – Gjermania dhe Zvicra siguruan sonte kualifikimin direkt, pas barazimit 1-1 në ”Frankfurt Arena”, në ndeshjen e drejtuar nga italiani, Daniele Orsato.

Zvicra, falë barazimit ndaj Gjermanisë, siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Euro2024 duke zënë vendin e dytë në Grupin A pas vendit mikpritës.

Të befasuar shpejt nga një kundërsulm zviceran i përfunduar nga Dan Ndoye (28), gjermanët, të cilët kishin fituar kundër Skocisë dhe Hungarisë, u përballën me mbrojtjen e ashpër zvicerane derisa Niclas Fullkrug barazoi në kohën shtesë (90+2) që i lejon ata të ruajnë kryesimin e grupit.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e grupit A, Hungari-Skoci përfundoi me rezultatin 1-0./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj në Junik: Lufta dhe sakrifica e dëshmorëve unikale për lirinë e Kosovës
Artikulli tjetërEURO2024 – Hungaria fiton kundër Skocisë dhe mbetet në pritje të kualifikimit