NJU JORK, 18 qershor /ATSH/ – Ylli i popit Justin Timberlake është arrestuar për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur në Hamptons, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit për ABC News.
Arrestimi ndodhi dje në mbrëmje në Sag Harbor, Nju Jork.
Këngëtari i njohur do të paraqitet sot në gjykatë.
Timberlake, 43 vjeç, ka dy koncerte në Çikago këtë fundjavë dhe dy shfaqje në Nju Jork javën e ardhshme si pjesë e turneut të tij “The Forget Tomorrow World Tour” në mbështetje të albumit të tij të gjashtë në studio “Everything I Thought It Was”.
Timberlake fillimisht fitoi popullaritet masiv si anëtar i grupit të djemve *NYSNC në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000 përpara se të dilte i vetëm në vitin 2002.
Publikimi i tij i parë “Justified”, shiti miliona kopje dhe shfaqi hitet masive “Cry Me A River” dhe “Rock Your Body”.
Ai ka fituar 10 çmime Grammy, katër Emmy dhe një mori të Billboard Music Awards dhe MTV Video Music Awards.
Timberlake madje u nominua për një Oscar dhe Golden Globe për këngën e tij “Can’t Stop the Feeling!”.
Ai ka luajtur gjithashtu në disa filma si “The Social Network”, “Bad Teacher” dhe “Friends With Benefits”./ /os/























