Ballina Flash

Osmani: Presidentja e PE-së, ndër aleatet më të forta të Kosovës

PRISHTINE, 17 qershor/ATSH/ Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Vjosa Osmani ka quajtur Metsolan si një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer”, ka shkruar Osmani.

Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Samitin dy ditor të Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në kuadër të këtij samiti ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me liderë botëror. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Goditje të përditshme ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së narkotikëve
Artikulli tjetërMedia amerikane: Shtatë atraksionet turistike më të vlerësuara në Shqipëri për 2024