Ballina Bota

MUZIKË – 160 vite më parë u lind Richard Strauss

TIRANË, 11 qershor /ATSH/ – Richard Strauss, i lindur më 11 qershor 1864 në Mynih, ishte një kompozitor i shquar romantik gjerman i fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, sipas britannica.com.

Poezitë e tij simfonike të viteve 1890 dhe operat e tij të dekadës së ardhshme kanë mbetur një tipar i domosdoshëm i repertorit standard klasik botëror.

Edhe pse disa nga veprat e tij të hershme nën ndikimin e Mendelson, si koncerti për violinë (i kompozuar 1882) dhe koncerti i parë me bri (1882–83), luhen ende, Straussi i vërtetë u shfaq me poemën simfonike ”Don Zhuani” (kompozuar 1889), ku dhuntitë e zjarrta melodike, fuqitë përshkruese dhe mjeshtëria e instrumentimit u bënë plotësisht të dukshme.

Harmonikisht edhe më i pasur është kulmi i poemës simfonike ”Vdekja dhe Shndërrimi”, në të cilën një njeri që po vdes shqyrton jetën dhe idealet e tij.

Ai kompozoi edhe ”Kështu foli Zarathustra”, një homazh për filozofin Friedrich Nietzsche, por në të vërtetë është një koncert për orkestër në të cilin entitetet e njeriut dhe natyrës ilustrohen dhe kontrastohen nga tonalitete të kundërta.

Më pas ai kompozoi ”Don Kishoti” (1897), që u pasua nga poema pothuajse autobiografike ”Ein Heldenleben” (1898).

Ai vdiq më 8 shtator 1949./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSubvencionet në Bujqësi, alokohen 100% fondet për fermat organike, Global Gap dhe grupfermerët
Artikulli tjetërProgrami i ditës së tretë të festivalit të filmit “Dea Open Air”