Ballina Flash

Programi i ditës së tretë të festivalit të filmit “Dea Open Air”

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” në edicionin e 11-të, vijon sot në ditën e tij të tretë me programin e filmit studentor, programin e filmit të shkurtër, filmi me metrazh të gjatë dhe programin Cine Co.

Filmat e këtij edicioni janë duke u shfaqur në disa vendndodhje. Përveç Amfiteatrit të Universitetit të Arteve, “Dea Open Air” do të shfaqë filma edhe në kinemanë e COD-it dhe në Kinema “Agimi”.

Në seksionin e filmit studentor konkurrojnë filmat “Mikrobi”, prodhim bullgar, “Turp”, prodhim armen, “Më pranë”, prodhim letonez, “Katja”, nga  Federata Ruse, të cilat do të shfaqen në Kinema “Agimi”.

Në seksionin e filmit të shkurtër ka prodhime nga Kosova, Spanja, SHBA, Franca, Maroku etj. Ndërsa nga filmat e seksionit të metrazhit të gjatë, veçojmë filmin “Okarina” të Alban Zogjanit, 92`, prodhim i vitit 2023, i cili do të shfaqet mbrëmjen e sotme në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.

Ky edicioni i “Dea Open Air” do të sjellë në Tiranë 39 filma nga 25 vende të botës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMUZIKË – 160 vite më parë u lind Richard Strauss
Artikulli tjetërPrezenca e OSBE, mbështetje forcimit të qeverisjes dhe sigurisë mjedisore në Shqipëri