Ballina Flash

700 kontejnerë plastikë në Durrës për ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Në vijim të punës për një qytet të pastër bashkia e Durrësit ka shpërndarë 700 kontejnerë plastikë për ndarjen në burim të mbetjeve të riciklueshme.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndau në rrjetet sociale momente nga vendosja e kontejnerëve të rinj,

“Këta kontejnerë të rinj plastikë kanë zëvendësuar kontejnerët ekzistues metalikë e të amortizuar. 400 nga këta kontejnerë janë vendosur në qytet dhe 300 në plazh”, tha Sako.

Kryebashkiakja Sako u shpreh se “nevojitet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për t’i hedhur mbetjet e kategorive të ndryshme në kontejnerët përkatës”.

Bashkia e Durrësit përveç vendosjes së koshave, po punon për pastrimin e vijës bregdetare dhe qytetit, në mënyrë që turistët të gjejnë ambiente të pastra gjatë këtij sezoni turistik.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTryezë e rrumbullakët me krerët e arkivave, Bido: Tejkalojmë kufijtë shtetërorë
Artikulli tjetërTraktati i miqësisë me Ukrainën, Hasani: Garanci për intensifikimin e bashkëpunimit