Ballina Flash

Tirana zyrtarizon tre largime, Patrick, Abazaj e Lulaj

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Tirana ka njoftuar largimin e tre sportistëve. Në faqen e saj në rrjetet sociale, Tirana njofton largimin e Patrick, Kristal Abazaj dhe Bruno Lulaj.

Tre futbollistët që janë larguar sot, i bashkohen të larguarve më herët, si kapiteni Erjon Hoxhallari, apo trajneri Fagu.

Tirana përgatitet tashmë të hyjë në merkato për të përforcuar skuadrën dhe plotësuar boshllëqet e lëna nga futbollistët e larguar. Bardheblutë sezonin e ri 2024-2025 do ta nisin me pjesëmarrjen në kompeticionin evropian “Conference League”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Kush është Claudia Sheinbaum?
Artikulli tjetërNën hetim për pastrim parash në Itali, sekuestrohen llogaritë bankare të kompanisë së tij