Ballina Ekonomi

Pr/ligj për Dhomën Ekonomike Kombëtare, Ibrahimaj vijon takimet me përfaqësuesit e biznesit

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj vijon takimet me përfaqësuesit e biznesit për diskutimin e projektligjit të Dhomës Ekonomike Kombëtare.

Ibrahimaj tha se, në kuadër të projektligjit të Dhomës Ekonomike Kombëtare, ka vijuar me takimet e vazhdueshme konsultative me përfaqësues të ndryshëm të biznesit.

Ibrahimaj vlerësoi bashkëpunimin me komunitetin e biznesit për të kontribuar në krijimin e një ligji sa më të mirë dhe të efektshëm.

Dhoma Ekonomike Kombëtare do të jetë një mundësi e re për të informuar, për të mbështetur, për të asistuar, për të ndihmuar dhe do të jetë një bashkëbisedues i rëndësishëm në këtë proces.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, ndahen çmimet për artin pamor
Artikulli tjetërFOKUS – Spanja kërkon bllokimin e disa funksioneve të Meta-s për zgjedhjet evropiane