Ballina Bota

FOKUS – NATO përfundon manovrat më të mëdha në histori që nga Lufta e Ftohtë

BRUKSEL, 31 maj /ATSH-DPA/ – Trupat e NATO-s do të përfundojnë sot manovrat më të madhe ushtarake nga aleanca e mbrojtjes perëndimore që nga fundi i Luftës së Ftohtë, që synon të pengojë agresionin rus.

Një seri manovrash nën emrin ”Steadfast Defender” u nis nga NATO si reagim ndaj situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë dhe si rezultat i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, më shumë se dy vjet më parë.

Sipas selisë së NATO-s, më shumë se 90 000 ushtarë nga të 32 vendet e NATO-s si dhe 50 anije luftarake, 1 100 automjete luftarake dhe më shumë se 80 avionë luftarakë u përfshinë në stërvitjen e nisur rreth katër muaj më parë.

Stërvitja u fokusua veçanërisht në alarmimin dhe vendosjen e forcave tokësore kombëtare dhe shumëkombëshe në krahun lindor të NATO-s, nga Rrethi Arktik deri në Karpatet rumune./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot është Dita Botërore Pa Duhan
Artikulli tjetërMEKI dhe Universiteti i Tiranës me projekt të përbashkët vrojtimi arkeologjik