Ballina Flash

Rama: Drejt përfundimit skulptura “The Albanian Key” në hyrje të Shkodrës

TIRANË, 20 maj /ATSH/ “The Albanian Key”, një vepër publike në hyrje të qytetit të Shkodrës, e artistit shqiptaro-italian Alfred Mirashi Milot është drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet për vendosjen e kësaj skulpture në hyrje të Shkodrës.

Rama theksoi se, si një ndër projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, përmes saj artisti përcjell mesazhin për t’i dhënë fund dyerve të mbyllura duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri.

Kjo kryevepër artistike, një ndër projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, program nën kujdesin dhe financimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke sjellë një dimension të ri estetik dhe kulturor.

Përmasat e skulpturës janë mbresëlënëse. Çelësi do të jetë 20 metra i gjatë dhe 10 metra i lartë dhe simbolizon fuqinë dhe komunikimin përmes artit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAMF takim me ekspertë të BB, në fokus aksesi te financat e gjelbra dhe inovative
Artikulli tjetërVARSHAVË – Presidenti Duda kritikohet ashpër për krahasimin e vdekjes së Raisit me Kaczynskin