Ballina Aktualitet

Agaçi pas daljes nga SPAK: Të gjithë duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi u paraqit sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Në një prononcim për medie pas daljes nga SPAK, Agaçi theksoi se kjo nuk duhet të krijojë lajm, pasi të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.

“Isha sot si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se tashmë ky nuk duhet të krijojë një lajm. Të gjithë ne duhet të jemi në dispozicion dhe në funksion të organeve të drejtësisë”, tha ai për mediet.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSLLOVAKI – Kryeministri Fico operohet sërish
Artikulli tjetërFSHF merr pjesë në punimet e Kongresit të 74-t të FIFA-s në Bangkok