Ballina Aktualitet

Rrumbullaku dëshmon në komisionin hetimor për sistemin TIMS

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dëshmoi sot në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS.

Rrumbullaku e dha dëshminë e tij vetëm përballë deputetëve të opozitës, pas largimit të deputetëve të Partisë Socialiste.

Fillimisht Rrumbullaku kërkoi që ta japë dëshminë e tij me dyer të mbyllura. Sipas Rrumbullakut, arsyeja ishte se dëshmia e tij përmban të dhëna sensitive.

Salianji hodhi më pas për votim kërkesën e kreut të Policisë së Shtetit, kërkesë e cila u rrëzua me votat e opozitës.

Gjatë dëshmisë së tij, Rrumbullaku u shpreh se, “në të gjitha rastet kur ka ndërhyrje të paautorizuar në sistem lihet gjurmë. Dhe në të gjitha rastet dihet kush janë personat dhe ka hetime adminisitrative”.

“Askush nuk mund t’i shpëtojë hetimeve qoftë adminsitrative apo penale”, tha ai.

Dëshmia e Rrumbullakut u shty me datë 28 maj pasi disa deputetë nuk janë të pajisur me certifikatë sigurie.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVrau policin në Fier, vetëdorëzohet në Polici autori
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e enjte, 16 maj 2024