Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 16 maj 2024

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat deri në orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/27 Diell re shi
Kukës 14/24 Diell re shi
Lezhë 16/24 Diell re shi
Dibër 13/23 Diell re shi
Durrës 15/30 Diell re shi
Tiranë 17/28 Diell re shi
Elbasan 15/30 Diell re shi
Berat 15/31 Diell re shi
Vlorë 16/30 Diell re shi
Korçë 10/22 Diell re shi
Gjirokastër 13/27 Diell re shi
Sarandë 16/28 Diell re shi

      

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrumbullaku dëshmon në komisionin hetimor për sistemin TIMS
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/5/2024