Ballina Bota

FOKUS – Socialistët katalanas fitojnë zgjedhjet rajonale, ndërsa separatistët humbasin terren

BARCELONË, 13 maj /ATSH/ – Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez fituan zgjedhjet rajonale në Katalonjë, ndërsa partitë pro pavarësisë humbën terren, sipas BBC.

Partia Socialiste Katalane (PSC), nën ish-ministrin spanjoll të Shëndetësisë Salvador Illa, doli një fituese e qartë.

Me 99% të votave të numëruara, ajo siguroi 42 mandate.

Mbështetja për pavarësinë ka rënë në 42%, nga 49% në 2017.

Në fushatën që i parapriu këtyre zgjedhjeve, çështja e marrëdhënieve të Katalonjës me pjesën tjetër të Spanjës u la në hije nga sfida të tjera, si thatësira në rajon dhe kriza e strehimit.

Partia e linjës së ashpër Together for Catalonia (JxCat) e ish-presidentit rajonal Carles Puigdemont ishte e dyta, me 35 vende, duke rikuperuar statusin e saj si forca kryesore pro-pavarësisë në rajon përpara të Majtës Republikane Katalanase (ERC).

Por, në përgjithësi, partitë nacionaliste humbën mbështetjen, që do të thotë se nuk kontrollojnë më parlamentin rajonal, si një goditje për lëvizjen për pavarësi.

Megjithatë, partitë pro pavarësisë kanë bërë lëshime të konsiderueshme nga qeveria qendrore në vitet e fundit dhe vazhdojnë të kërkojnë një referendum për pavarësinë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINEMA – Vdes regjisori i njohur Roger Corman
Artikulli tjetërDarëzeza, destinacion turistik i natyrës dhe sporteve ujore