Ballina Flash

Rama: Fëmijët në Shkodër përgatiten për Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Fëmijët në Shkodër kanë zbukuruar duke mbjellë lule sheshin pranë Teatrit “Migjeni”, ku do të zhvillohet edicioni i 62-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për fëmijë, festival i lidhur ngushtësisht me traditën e qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna e fëmijëve për të mbjellë lule në sheshin pranë teatrit Migjeni në Shkodër.

“Ja dhe sheshi i Teatrit Migjeni në Shkodër, që po zbukurohet dita-ditës me lulet e mbjella nga fëmijët, të cilët po përgatiten për Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë më datat 30-31 maj dhe 1 qershor”, shkruan Rama.

Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit ndërsa sjell vit pas viti pasion dhe krijimtari.

/a.f/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlora në sezon turistik, Dredha: Pritshmëri shumë më të larta këtë vit
Artikulli tjetërNJU JORK – SHBA: Shpresojmë që izraelitët të dëgjojnë pikëpamjet tona për qytetin Rafah