Ballina Flash

Fondacioni “Kujtesa bullgare” tjetër donacion për bashkinë e Pustecit

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Dr. Milen Vrabevski dhe fondacioni “Kujtesa bullgare” kanë bërë një dhurim të madh në zonën e Prespës së Vogël, ku jeton dhe popullsi me prejardhje bullgare, njoftoi sot Ambasada e Bullgarisë në Tiranë.

Pas një kërkese të bërë nga kryetari i bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski dhe zëvendësi i tij, Jani Nikolla, fondacioni siguroi mobilim të ri të godinës së bashkisë – 44 tavolina zyre, 44 rafte, 60 karrige zyre, një tavolinë të madhe si dhe 25 kompjuterë.

Donacioni u dorëzua sot, para ndërtesës së baskisë Pustec, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ivajllo Kirov.

Ky është donacioni i dytë i madh që fondacioni bën në këtë zonë. Në vitin 2020 fondacioni “Kujtesa bullgare” dhuroi autoambulancë, makinë zjarrfikëse dhe një fuoristradë.

Në të njëjtin vit me financimin e fondacionit u rinovua dhe ujësjellësi i fshatit Tuminec, fal të cilit edhe dy fshatra të tjera tashmë kanë ujë 24 orë.

Donacionet e fondacionit “Kujtesa bullgare” nuk mbarojnë me kaq. Fondacioni siguroi mobilie dhe libra për bibliotekën e shkollës së Pustecit, rinovoi dhomën e mësuesve, si dhe një sallë kompjuterike. Momentalisht në atë shkollë mësojnë fëmijë nga të 9 fshatrat e bashkisë.

Dr. Milen Vrabevski dhe fondacioni “Kujtesa bullgare” kanë një rol kryesor për inicimin dhe
organizimin e të gjithë procesit të njohjes së pakicës bullgare në Shqipëri gjatë viti 2017 – gjë që popullsia me prejardhje bullgare e ka pritur që prej vitit 1934.

Gjatë vitit 2023, përsëri me iniciativë të fondacionit, në rajonin e Prespës së Vogël mbërritën kardiologë bullgarë me famë botërore, të cilët bënë vizita falas për popullsinë e 9 fshatrave në këtë zonë, ku ekipi i profesorit Ivo Petrov vizitoi mbi 200 pacientë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Biden diskuton me Egjiptin dhe Katarin për armëpushimin në Gaza
Artikulli tjetërOsmani: Mbi 200 milionë euro nga MCC-ja do ta transformojë sektorin e energjisë