Ballina Aktualitet

Bardhi: Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj gjyqtarit Sterkaj

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dënoi sulmin ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj.

Bardhi deklaroi se aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cenim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.

“Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cenim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë”, theksoi ai.

Ai shprehu njëkohësisht dhe solidaritet të plotë më gjyqtarin dhe familjen e tij teksa u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen.

“Duke u solidarizuar plotësisht me gjyqtarin Sterkaj dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë personat përgjegjës, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cenimin e sigurisë ndaj magjistratëve në detyrë”, tha Bardhi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMETEO – Vapa ekstreme vazhdon të godasë Azinë Juglindore
Artikulli tjetërFOKUS – Rusia dhe Ukraina sulme respektive me dronë