PRISHTINË, 27 prill/ATSH/ Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të premten me kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock.
Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në takim është folur për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës, anëtarësimin në KiE e të tjera.
“Më tej, kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt. Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë” – thuhet më tej.
Në fund, Zyra e kryeministri ka njoftuar se ky është takimi i tretë mes Kurtit e Baerbock.























