Ballina Ekonomi

4 322 aplikime në bletari në Skemën Kombëtare, përfitojnë të parët bashkimet e bletarëve

TIRANË, 23 prill /ATSH/ Me mbylljen e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, shënohen 4 322 aplikime në masën e bletarisë, bëri të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Skema Kombëtare 2024 mbështet bletarët në vlerën 1 mijë lekë për zgjua, për fermat mbi 50 zgjoje.

Ndërsa fermat me mbi 150 zgjoje bletësh, do të financohen me 50% të masës, për çdo zgjua mbi tavanin 150 zgjoje.

Sipas MBZHR-së, bletarët e bashkuar në një grupim, do të përfitojnë të parët, duke marrë secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal.

Mbështetja e Sektorit të Bletarisë shkon në funksion të rritjes së numrit të fermave, konkurrueshmërisë dhe promovimit e mbrojtjes së produkteve të bletarisë në vendin tonë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKORE E VERIUT – Kim mbikëqyr manovrat raketore që simulojnë kundërsulmin bërthamor
Artikulli tjetërHasani në Kroaci, takim me kryeministrin Plenkoviç: Bashkëpunim në frymën e partneritetit strategjik