Ballina Flash

“Matura Shtetërore 2024”, Manastirliu: Nga sot deri më 28 prill aplikimet për raundin e fundit

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit ka rihapur sot aplikimet për “Matura Shtetërore 2024” për formularët A1 dhe A1Z për kandidatët e këtij viti.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

“Aplikimet kryhen nga data 22 prill-28 prill, nga ora 08:00-16:00. Ky do të jetë raundi i fundit me aplikime dhe modifikime të formularëve A1/A1Z, përpara zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2024, sesioni i parë”, theksoi Manastriliu.

Manastirliu sqaron se hapat se si duhet të aplikohet janë; identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;  zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”; zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.

Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin.

Për aplikimin me A1/A1Z përgjigjja merret, pasi përfundon procesi me konfirmimin dhe printimin e formularit në shkollë.

Aplikimi me formularin A1/A1Z është i vlefshëm vetëm për Maturën Shtetërore të këtij viti shkollor, duke përfshirë edhe sesionin e dytë (vjeshtën).

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIsh-këshilltari i Metës dhe ish-deputeti Ralf Gjoni në SPAK: Nuk jam nën hetim
Artikulli tjetërDhuna në protestën para Bashkisë së Tiranës, “detyrim paraqitjeje” për 4 të ndaluarit