Ballina Ekonomi

Leku forcohet kundrejt valutave të huaja

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Euroja dhe dollari u zhvlerësuan në kursin e këmbimit me lekun këtë të hënë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në tregun valutor një euro u këmbye sot me 101.14 lekë ose 0.08 lekë më pak se të premten.

Një dollar u këmbye sot me 94.95 lekë, duke shënuar një zhvlerësim prej 0.04 lekësh në raport me të premten.
Ndërkohë, leku u forcua edhe në raport me paundin britanik dhe frangën zvicerane.

Të hënën një paund u këmbye me 117.24 lekë ose 1.03 lekë më oak se të premten, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 104.21 lekë ose 0.34 lekë më pak.

Sipas parashikimit të ekspertëve, euro do të vijojë në nivele të ulëta të këmbimit me lekun.

Turizmi, i cili sjell flukse të larta të euros ashtu sikurse ecuria pozitive e tregut imobiliar janë 2 treguesit që po japin ndikim në zhvlerësimin e euros në raport me lekun.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgjashmëria e veglave muzikore folklorike të Shqipërisë e Azerbajxhanit
Artikulli tjetërKINEMA – Gëzuar ditëlindjen Jack Nicholson!