Ballina Bota

KINEMA – Gëzuar ditëlindjen Jack Nicholson!

TIRANË, 22 prll /ATSH/- Aktori dhe regjisori amerikan, Jack Nicholson lindi më 22 prill të vitit 1937.

Nicholson nisi karrierën e tij në skenë duke u shfaqur në shfaqjet televizive amerikane.

Ai bëri debutimin e tij në filmin  “The Cry Baby Killer” (1958), pas të cilës nisi një shoqëri të gjatë me producentin e filmave, Roger Corman, me të cilin do të bashkëpunonte në një seri filmash duke përfshirë, “The Little Shop of Horrors’ (1960), ‘The Raven’ (1963), ‘Terror’ (1963) dhe ‘The Saint Valentines Day Massacre’ (1967).

Ai gjithashtu luajti në “Ride in the Whirlwind” (1966) dhe “The Shooting” (1966) me regji të Monte Hellman.

Nicholson vendosi të tërhiqej nga aktrimi për të punuar pas kamerës si shkrimtar/regjisor dhe pati sukses të moderuar me skenarin e tij në filmin “The Trip” (1967) me aktorët Peter Fonda dhe Dennis Hopper dhe ‘Head’ (1968).

Ai u rikthye i suksesshëm me rolin e avokatit alkoolist George Hanson në ‘Easy Rider’ (1969) së bashku me Peter Fonda dhe regjisorin e filmit, Dennis Hopper.

Filmi ishte një hit i madh dhe Nicholson mori nominimin e tij të parë për çmim Oscar.

Tashmë, Nicholson njihej si një yll i Hollivudit.

Karriera e tij pati sukses gjatë viteve 1970 me rolet kryesore në filma duke përfshirë “Five Easy Pieces” (1970), “The Last Detail” (1973), “Chinatown” (1974), “The Passenger” (1974), “One Flew Over the Cuckoo’s Nest’ (1975) për të cilin ai fitoi Oscar-in e tij të parë si aktori më i mirë dhe ‘The Missouri Breaks’ (1976).

Vitet 1980 filluan dhe përfunduan me dy role përcaktuese të karrierës: si Jack Torrance në ‘The Shining’ (1980) dhe Joker në ‘Batman’ të Tim Burton (1989).

Filma të tjerë të njohur të viteve 1980 përfshijnë ‘The Postman Always Rings Twice’ (1981), ‘Reds’ (1981), ‘The Border’ (1982), ‘Terms of Endearment’ (1983), ‘Prizzi’s Honor’ (1995), ‘Heartburn’ (1986), ‘The Witches of Eastwick’ (1987) and ‘Ironweed’ (1987).

Suksesi i mëtejshëm pasoi në vitet 1990 me ‘A Few Good Men’ (1992), ‘Hoffa’ (1992), ‘Wolf’ (1994), ‘The Crossing Guard’ (1995), ‘Mars Attacks!’ (1996) dhe me një Oscar të dytë si aktori më i mmirë në filmin “As Good As It Gets” (1997).

Filma të tjerë të Nicholson përfshijnë,  “The Pledge” (2001), “About Schmidt” (2002), “Anger Management” (2003), “Something’s Gotta Give” (2003), “The Departed” (2006), “The Bucket List” (2007) dhe ‘How Do You Know’ (2010).

Jack Nicholson është tërhequr nga aktrimi për më shumë se 10 vjet tani, pas një karriere që zgjati më shumë se 50 vjet dhe përfshin 12 nominime për çmime Oscar.

Ai është një nga aktorët më të mëdhenj të Hollivudit. Gëzuar ditëlindjen Jack! //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLeku forcohet kundrejt valutave të huaja
Artikulli tjetërIsh-këshilltari i Metës dhe ish-deputeti Ralf Gjoni në SPAK: Nuk jam nën hetim