Ballina Ekonomi

Mete dhe Sejko takim me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Ministri i Financave, Ervin Mete si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u takuan me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber dhe ekipin e saj.

Mete dhe Sejko ndodhen në Uashington për të marrë pjesë në takimet e Pranverës me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Grupin e Bankës Botërore në Uashington.

Mete dhe Sejko u takuan në nisje të takimeve të pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington, u takuan me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Matteo Bugamelli, si dhe drejtor ekzekutiv të FMN-së për Shqipërinë, Federico Giammusso.

Me drejtuesin e BB-së, Bugamelli, ministri Mete bëri të ditur se u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore, ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria, projektet e financimit dhe ato të asistencës teknike.

Ndërsa me drejtuesin e FMN-së, Giammusso, Mete tha se u diskutua në lidhje me ecurinë dhe zhvillimet e fundit ekonomike, thellimin e reformave, me fokus konsolidimin e mëtejshëm fiskal dhe forcimin e financave publike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBajram Kosumi rrëfen mbi “Enciklopedinë imagjinare”, në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit
Artikulli tjetërKurti: Me banda të dhunshme nuk mund të hysh në zyrat e komunave në veri