Ballina Bota

BRUKSEL – BE vendos për herë të parë sanksione ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

BRUKSEL, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj kolonëve radikalë izraelitë në Bregun Perëndimor për herë të pare për akte dhune kundër palestinezëve.

Marrëveshja u finalizua sot përmes një procedure të shkruar që lejon vendet anëtare të marrin vendime për çështje urgjente pa dërguar ministra në Bruksel.

Sanksionet synojnë individë dhe organizata përgjegjëse për dhunën kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Ata që i nënshtrohen sanksioneve nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në BE ose të bëjnë biznes me qytetarët e BE-së dhe çdo pasuri ose llogari që ata kanë në BE do të bllokohet.

Masat u vendosën nën një regjim sanksionesh të BE-së, i krijuar për të ndëshkuar abuzimet me të drejtat e njeriut./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Raina e vogël, fiton betejën për jetën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”
Artikulli tjetërZhvillohet në Shkodër kupa “Agim Tafili” në çiklizëm