Ballina Flash

Projekti Bashki të Zgjuara për Energjinë, seminar 2-ditor në Shkodër për shkëmbim përvoje

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Bashkia e Shkodrës, në kuadër të projektit SEMP/Bashki të Zgjuara për Energjinë, po organizon një seminar 2-ditor për shkëmbimin e përvojës.

Kjo bashki ka përfituar një investim për përmirësimin e ndriçimit rrugor në 11 akse kryesore rrugore, me një gjatësi rreth 7 km, si dhe ka realizuar Planin Vendor për Energji dhe Klimë.

Bashkia e Shkodrës është e para në rang kombëtar që realizon një Plan Veprimi, jo vetëm për energjinë, por edhe për klimën.

“Kjo tregon përkushtimin që kemi ndaj zhvillimit të qytetit dhe mbrojtjes së mjedisit”, shprehet bashkia Shkodër.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShiten 9,8 miliardë lekë bono thesari me interes 3,69 %
Artikulli tjetërINDONEZI – Evakuohen qindra persona pas shpërthimit të vullkanit Ruang