Ballina Ekonomi

Muçostepa – Abdelouahab: Forcim të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Kryetarja e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Muçostepa zhvilloi sot një takim me drejtuesin e ri të Misionit Diplomatik të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në Republikën e Shqipërisë, Saidani Abdelouahab.

Muçostepa bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin mes dhomave të tregtisë të dy vendeve.

“Në takim me drejtuesin e ri të Misionit Diplomatik të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në Republikën e Shqipërisë, Saidani Abdelouahab, për të folur mbi bashkëpunimin mes dhomave të tregtisë të dy vendeva, potencialit që Shqipëria ofron për investitorët e huaj si dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona”, u shpreh Muçostepa në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ramazani, një dhuratë e paçmuar ku gjendet paqja dhe drejtësia
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Eklipsi i Diellit errëson qiejt e Amerikës së Veriut