Ballina Flash

Peshëngritje, Calja fiton në Baterinë B, shpresë kualifikimi për në Lojërat Olimpike të Paris 2024

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Peshëngritësi nga Shtërmeni Briken Calja arriti të ngrejë sot në kategorinë e peshës olimpike deri në 73 kg, 152 kg në shkëputje dhe 181 në stilin e shtytjes, për një peshë dygarëshi prej 333 kg.

Me këtë rezultat ai u rendit i pari në baterinë B, ndërkohë që sot pasdite do të zhvillohet edhe bateria A, për të parë renditjen përfundimtare të peshëngritësit shqiptar, që është i vetmi që merr pjesë në këtë Botëror pas tërheqjes së peshëngritësit Erkand Qerimaj.

Me këtë rezultat Calja duket se është shumë pranë sigurimit të kualifikimit për në Olimpiadën e Parisit, si i vetmi sportist nga peshëngritja. Për të siguruar biletën për atje, mesatarisht atij i duhet të renditet përafërsisht brenda 15 vendeve të para.

Të dielën ka nisur në Tajlandë Kampionati Botëror i Peshëngritjes ku merr pjesë edhe Shqipëria. Këto janë garat e fundit kualifikuese për Lojërat Olimpike të Paris 2024. Fillimisht ishte menduar se do garonim me dy sportistë, por në fund është tërhequr Erkand Qerimaj dhe si rezultat Shqipërinë e përfaqëson vetëm Briken Calja.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani në Bruksel: Një NATO e fortë, thelbësore për sigurinë e brezave
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Një vit burg për çiftin me 159 mace e shtatë qen në 80 m2