Ballina Aktualitet

Festa e Pashkës, Kardinali Ernest Simon Troshani uron nga Vatikani: Të jeni të bashkuar

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Kardinali 96-vjeçar shqiptar, Eminenca e tijë e Naltë Ernest Troshan Simoni, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës.

Në fjalën e tij, ai uron të gjithë popujt që të kenë paqe dhe begati dhe të jenë të bashkuar përballë të keqes, duke kujtuar sakrificën e Krishtit, që u kryqëzua dhe mori me vete mëkatet e njerëzimit, për t’u ringjallur dhe për të rikthyer shpresën tek njerëzimi.

“Vëllezër e motra shqiptarë kudo që jeni, ne sot jetojmë në një kohë kur njerëzimi është mbushur me të papritura. Sot është festa e ngadhënjimit dhe ringjalljes së Krishtit, i cili fitoi mbi shkatërrimin, vdekjen. Përhapni dashurinë e Krishtit, për të patur begati”, tha ai.

“Hapini dyert e mendjes dhe zemrës Krishtit. Kjo është festë e madhe që gjithë duhet ta urojmë për të gjithë popujt e botës. Urojmë për të gjithë që të kenë dritën e ngjalljes së Krishtit dhe që në çdo festë të kenë në mendje e zemër Krishtin. Të jeni të bashkuar! Paqe dhe begati”, tha Kardinali.

Besimtarët e katolikë festojnë ngjalljen e Krishtit, ndërsa mbrëmjen e djeshme kremtuan Udhën e Kryqit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHOLANDË – Përfundon pengmarrja në një kafene në Ede, arrestohet i dyshuari
Artikulli tjetërSiguria në shkolla, Balla: 1 100 të ndaluar për shpërndarje narkotikësh në 200 ditë