TIRANË, 28 mars/ATSH/ Komedia “Një shtrat plot me të huaj” e autorit Dave Freeman, vjen premierë në Teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
Dave Freeman është autor i qindra komedive teatrore e televizive ku ndër më të njohurat edhe për publikun shqiptar është “The Benny Hill Show”, trasmetuar në BBC.
Komedia angleze, “Një shtrat plot me të huaj”, përkthyer nga Kastriot Çipi dhe me regji të Adelina Muça është një shfaqje me plot situata komike, të çuditshme e të furishme të cilat me kulmet e tyre do të sjellin humor dhe argëtim për publikun. Një komedi brilante interpretuar nga aktorë të njohur si: Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla, Amos Muji Zaharia, Mimoza Marianaku, Rudina Dembacaj, Selma Bakalli.
Premiera është sonte ndërkohë që komedia do të vijojë të shfaqet në teatrin e Durrësit edhe në datat 29, 30 dhe 31 mars.






















