Ballina Flash

Parku i liqenit të Mbreshtanit, Demo: Përfundon vendosja e ndriçimit rreth pedonales

TIRANË, 22 mars/ATSH/ Vetëm 15 minuta larg qendrës së Beratit janë duke u mbyllur punimet në atraksionin më të ri turistik, në liqenin e Mbreshtanit.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se “punët e vogla, rehabilituese në perimetrin e liqenit janë detajet e fundit që po përmbyllin një projekt madhështor. Aktualisht ka përfunduar vendosja e ndriçimit rreth pedonales”.

“Për punë ditësh Berati do të ketë një atraksion të ri turistik. Qytetarët dhe turistët mund të zgjedhin të kalojnë mëngjeset apo mbrëmjet përreth liqenit”, tha Demo.

Sipas tij, ky park rekreativ do të jetë për të shëtitur, medituar, vrapuar apo qoftë për të kënaqur sytë.

Për realizimin e këtij projekti bashkia Berat bashkëpunoi me kompaninë SHELL Albania.

Ky projekt përfshin shtimin e gjelbërimit dhe pedonalen e re rreth e përqark, për t’i bërë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme.

Berati vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU-JORK – OKB voton sot rezolutën e armëpushimit në Gazë
Artikulli tjetërFesta e Sulltan Nevruzit, politika uron