Ballina Ekonomi

Rama ndan pamje nga kantieri i punës në Thumanë – Kashar: 30 qershori nuk është larg

TIRANË, 9 mars /ATSH/  Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga punimet në kantierin Thumanë – Kashar.

Punimet në këtë aks përfundojnë në datën 30 qershor.

“Kantieri i punës Thumanë – Kashar. 30 qershori nuk është larg”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, është një ndër akset më të rëndësishme që lidh veriun me jugun.

Aksi do të jetë i shpejtësisë së lartë duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ndërsa parashikohen edhe një sërë veprash të tjera, mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

Gjurma e rrugës është rreth 21 km, ndërkohë që po ndërtohen edhe rrugët paralele për t’i dhënë mundësi qytetarëve të zgjedhin autostradën e shpejtësisë me pagesë ose rrugët paralele pa pagesë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova vend atraktiv për turizëm, rritet numri i vizitorëve rreth 90%
Artikulli tjetërSHBA – Pentagoni: Ngritja e portit të përkohshëm në Gaza do të zgjasë deri në 60 ditë