Ballina Flash

Noka: Misioni historik i demokratëve, të kthejnë votën e lirë

TIRANË, 5 mars /ATSH/ Deputeti i opozitës, Flamur Noka, pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të grupimit të Rithemelimit të PD, deklaroi se, tashmë bashkimi i opozitës është më afër se kurrë.

Në një prononcim për mediet, Noka tha se, mbledhja e Këshillit Kombëtar i shërbeu bashkimit të opozitës.

Ai shtoi se, misioni historik i demokratëve është që të kthejnë votën e lirë.

“Ne jemi në një etapë të re, duam bashkimin e demokratëve. Tashmë të gjithë të bashkuar do të vërshojmë cep më cep të Shqipërisë, për të bashkuar opozitarët”, tha ai.

“Misioni ynë historik është që shqiptarët të votojnë të lirë. Prej 10 vitesh, qeveria shkatërron zgjedhjet. Dhe që të rikthehet vota e lirë, duhet një qeveri teknike. Ndryshimet janë konfirmuar nga Kryesia dhe tani do të kalojnë tek Këshilli Kombëtar”, u shpreh Noka.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Vlora turistike prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin
Artikulli tjetërFRANCË – Parisi mbështet planin çek për të financuar municione për Ukrainën