Ballina Aktualitet

Mblidhet taskforca antikanabis në Kukës, Greca: 6774 kontrolle, 2441 punonjës e 555 automjete policie të angazhuara

TIRANË 5 mars /ATSH/ Taskforca kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, Cannabis Sativa u mblodh ketë të martë në qarkun e Kukësit, nën drejtimin e prefektit Agron Geca.

Në një postim në rrjetet sociale, Prefektura Kukës bën të ditur se gjatë mbledhjes u raportua puna e zhvilluar nga strukturat lokale të Policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.

“Sot nën drejtimin e prefektit të Qarkut Kukës, Agron Geca u zhvillua takimi i Taskforcës Vendore të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike (Canabis Sativa) në Qarkun e Kukësit. Në këtë takim morën pjesë anëtarët e taskforcës përfaqësues të institucioneve qendrore në nivel vendor, të strukturave ushtarake, të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe të Degëve Territoriale. Përfaqësuesit e institucioneve  ligjzbatuese raportuan për punën e bërë deri tani në këtë fushë e masat e marra për në vazhdimësi”, njofton Prefektura Kukës.

“Në fjalën e tij, prefekti Geca, u ndal në raportimet për vitin 2023. Kështu, në territorin e Qarkut Kukës janë ushtruar 6 774 kontrolle në të gjithë Qarkun, janë angazhuar 2441 punonjës policie dhe 555 automjete te policisë. Në fund të takimit, Prefekti i Qarkut Kukës, caktoi detyrat përkatëse për secilën strukturë përgjegjëse dhe vëmendje mori parandalimi i fenomenit në mënyrë që qarku jonë të dalë nga harta e kultivimi dhe trafikimit të bimëve narkotike. Nga të gjithë anëtarët u miratua Rregullorja për Funksionimin e Taskforcës Vendore të Luftës kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit”, përfundon njoftimi i Prefekturës së Qarkut Kukës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Korça turistike prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin
Artikulli tjetërManja: OSBE vlerësoi progresin e reformës në drejtësi, si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme