Ballina Aktualitet

Kingji: SHBA mbështetje FA për rritjen e kapaciteteve

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Arben Kingji, së bashku me Të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën Amerikane, David Wisner ndoqën nga afër demonstrimin e përgatitur nga operatorët e forcave speciale amerikane dhe forcave speciale shqiptare, në kuadër të përfundimit të stërvitjes “JCET- 1 / 24”.

Kingji shprehu mirënjohje ndaj SHBA për mbështetjen ndaj FASH.

“Mirënjohje aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ushtarak me qëllim rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura në realizimin e detyrimeve kombëtare dhe ndaj Aleancës”, theksoi Kingi në një reagim.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurohet Muzeu Etnografik i Elbasanit
Artikulli tjetërFOKUS – Stano: Kosova dhe Serbia nuk do të përparojnë drejt BE-së nëse nuk zbatojnë marrëveshjet