Ballina Flash

“Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga Piramida e Tiranës

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Piramida, e ndodhur në zemër të Tiranës, pas rikonstruksionit është kthyer qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale.

Që prej tetorit të 2023, Piramida është në funksion të fëmijëve dhe të rinjve të kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shqipëria e bukur”, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Piramida.

Piramida e Tiranës pas transformimit ofron hapësira për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.

Kjo qendër, financim i qeverisë, bashkisë së Tiranës dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit, ka  18 salla, ku të rinjtë studiojnë për programe të ndryshme kompjuterike dhe 14 klasa të tjera, që janë konceptuar në natyrë.

Programet që ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlibeaj: Të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjellë qeveria
Artikulli tjetërSuedia, anëtari i 32-të i NATO-s, Begaj: Aleanca jonë, tani edhe më e fortë