Ballina Bota

FOKUS – Dy vjet nga fillimi i luftës, Von der Leyen viziton Kievin

KIEV, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas Kiev për një vizitë për të shënuar dyvjetorin e pushtimit rus.

Vizita kishte për qëllim të “festonte rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas”, shkroi ajo sot në mëngjes në platformën X.

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të jetë më në fund i lirë”, shkroi von der Leyen.

Pushtimi i plotë i Ukrainës i urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin filloi në orët e para të 24 shkurtit 2022.

Forcat ruse fillimisht përparuan në disa fronte, duke përfshirë një marshim në kryeqytetin Kiev, por më pas u përqendruan në pushtimin e zonave në lindje dhe jug. Rusia që atëherë ka aneksuar katër provinca në Ukrainën lindore.

Pavarësisht ndihmës masive ushtarake dhe financiare perëndimore, Moska ende kontrollon gati një të pestën e territorit ukrainas, duke përfshirë gadishullin e Krimesë të Detit të Zi, të aneksuar në 2014.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSevasti Qiriazi, nismëtarja e organizimit të arsimit shqiptar për femra
Artikulli tjetërEdmond Tupja: Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë, rrezikon zhdukjen si latinishja dhe greqishtja e lashtë