Ballina Flash

Zjarri në QSUT, pacientët jashtë rrezikut, situata në kontroll

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informoi sot se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym.

Sipas QSUT, menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

“Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë anagazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë”, bën të ditur QSUT.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë
Artikulli tjetërROMË – Papa Françesku takohet për herë të parë me presidentin argjentinas Milei