Ballina Ekonomi

ARRSH, punime mirëmbajtjeje në pikat hyrëse doganore

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar po kryen punime për mirëmbajtjen e disa akseve rrugore pranë pikave doganore.

Sipas ARRSH-së, në kuadër të kontratave të mirëmbajtjes estetike në aksin Gjirokastër-Kakavijë është bërë rifreskimi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

Gjithashtu në doganën Kakavijë, një portë lidhëse e rëndësishme me vendin fqinj Greqinë kanë përfunduar të gjitha punimet estetike, si lyerja e bordurave rrethrrotullimeve, lyerja e trafikndarëseve të rrugës, mbjellja e pemëve dekorative oleander etj.

Në ditët në vijim do të fillojë puna nga sektori i estetikës së ARRSH Rajoni Jugor edhe në doganën e Qafë Botës dhe në doganën Tre Urat, duke krijuar një uniformizim të të gjitha pikave hyrëse në Republikën e Shqipërisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak200 pisha mesdhetare mbillen në Pishë Poro
Artikulli tjetërI sekuestrohen 773 fishekë luftarakë dhe vinte baste sportive, pranga 49-vjeçarit