Ballina Ekonomi

Rikonstruksioni i linjës hekurudhore, ARRSH: Nga 6-14 shkurt devijim i trafikut në rrugën e vjetër të Durrësit

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se nga data 6-14 shkurt  do të bëhet devijimi i trafikut rrugor, në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

Sipas ARRSH-së, në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.
Punimet do të zgjasin 8 ditë, fillojnë ditën e martë, datë 06.02.2024-14.02.2024, dhe do të shoqërohen me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.
Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani në Itali: Nevojitet qasje e re ndaj rajonit me fokus të veçantë në ekonomi
Artikulli tjetërMADRID – Spanja siguron fonde për agjencinë e ndihmave palestineze të OKB-së ​