TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Investimet për infrastrukturën e Shkodrës kanë vijuar me prioritet nga bashkia duke e transformuar më tej qytetin “djep të kulturës” shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga dita e diel në Shkodër.
Qeveria ka investuar për shndërrimin e zonës së Shirokës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës në një destinacion të mirëfilltë turistik, që ofron hapësira urbane dhe natyrore të dedikuara për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, historisë apo sportit.
Përveç kësaj bashkia është angazhuar me fondet e veta duke kryer ndërhyrje që prekin gjithë territorin, me qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët dhe garantimin e një jetese cilësore në komunitet.
/m.m/























