Ballina Aktualitet

Finalizimi i disa operacioneve policore, Balla: Publiku mirëpret goditjen e armëmbajtjes pa leje

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar policinë e Shtetit për operacionet e finalizuara, gjatë 24 orëve të fundit kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ndaj personave që i fshihen drejtësisë.

Sipas tij, Publiku mirëpret goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe jo vetëm.

“Duke ju uruar një fund jave të qetë dhe të bukur, dua të përgëzoj Policinë e Shtetit për disa operacione të suksesshme gjatë 24 orëve të fundit kundër armëmbajtjes pa leje, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ndaj personave që i fshihen drejtësisë. Publiku mirëpret goditjen e armëmbajtjes pa leje, e cila mbetet një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit”, shkruan Balla.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Baerbock: Planet izraelite për të sulmuar Rafahun, të pajustifikueshme
Artikulli tjetërKoçiu ndan apelin e studentes dhuruese e rregullt: Dhuro gjak, të shpëtosh jetë